Veliaj: Kemi thyer rekordin duke fituar mbi 65 për qind në Bërzhitë, ka qenë e djathtë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat ditën e hënë, tha se Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë në zonën e Bërzhitës, e cila ka qenë tradicionalisht e djathtë.
Ai i bëri thirrje numëruesve të PD të mos braktisin numërimi e të mos vonojnë shpalljen e rezultatit final për zgjedhjet e së dielës.
“Ajo që dua të garantoj të gjithë, edhe pse kemi në fitore të jashtëzakonshme në Bërzhitë, do vazhdojmë t’u shërbejmë njësoj qytetarëve, të majtë e të djathtë. Dua të bëj edhe një apel tjetër të gjithë janë të lodhur, por dua t’iu kujtoj se disa prej numëruesve tanë janë ende duke pritur që të kthehen kolegët e tyre, por s’mund të kërkohet pushim pas 3 orëve numërim.
Dua t’u kërkoj numëruesve të PD, zgjohuni dhe kthehuni në punë, është pa sens të zgjasim një rezultat që e kam marrë drejtimin e vet, të gjithë duhet të pranojnë fitoren”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë