Veliaj: Mos bllokoni numërimin, pavarësisht fitores kundërshtari s’duhet poshtëruar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për këtë qark, Erion Veliaj në një delja me kandidatin për deputet të PS, Xhemal Qefalia e cilësoi pretendim të sajuar qëndrimin e PD se deri tani janë numëruar kuti të zonave me mbështetje të majtë.
Z. Veliaj tha se PS ka fituar Krrabën dhe Shën Gjergjin. “Kemi pasur një rezultat fantastik, më shumë se sa të gjitha partitë e tjera së bashku”, tha kryebashkiaku.
Ai foli edhe për ngecjen e procesit të numërimit të votave duke thënë se po ndërpritet qëllimisht. Erion Veliaj tha se në njësitë ku ka përfunduar numërimi, këta persona mund të ndihmojnë në zona ku ende vijon ky proces.
Drejtuesi politik i PS nga ana tjetër bëri thirrje që tashmë që rezultati i zgjedhjeve ka një fituar të qartë, tani lipset që të mos ketë poshtërim ndaj kundërshtarit pavarësisht fitores së merituar.
“Atyre që mendojnë ndryshe nga ne duhet t’u japim mesazhin që nuk jemi këtu për t’i poshtëruar, ne patjetër i mundim kur ka bëtaja si zgjedhjet por pas kësaj jemi aty për t’u shërbyer sidomos atyre”, përfundoi z. Veliaj.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?