Veliaj në Davos, vlerësohet për transformimin e Tiranës

27 Qershor 2024 | 13:28

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në samitin prestigjioz, “Klosters Forum”, i mbajtur në Davos të Zvicrës, ku ndau me të pranishmit historinë e transformimit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se pati kënaqësinë të bisedonte për ndryshmet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur vitet e fundit në Tiranë, si një qytet në zhvillim, i cili ka marrë vëmendjen e mediave botërore, çka ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve.

“Faleminderit ‘Klosters Forum’ për ftesën, për të ndarë me ju historinë e rilindjes së Tiranës. Qytetet që përshtaten shpejt nuk kanë nevojë të jenë të pasura dhe të mirëfinancuara sepse të qenit praktikë dhe përfshirja e komunitetit mjaftojnë për të frymëzuar dhe sjellë ndryshimin. Tirana është transformuar nga një qytet i izoluar i një mbretërie të vetmuar, në një metropol ku turistët mezi presin ta vizitojnë! Ky sukses mund të përsëritet edhe në vendje të tjera, me guxim dhe kreativitet. Faleminderit themelueses së ‘Forumit Klosters’, Stephanie von Meiss për përkushtimin tënd ndaj qyteteve dhe drejtuesve të tyre!”, shkruan Veliaj.

Në fokus të diskutimeve gjatë samitit ishin bumi turistik që ka pasur kryeqyteti, rëndësia që po i jepet fëmijëve me ndërtimin dhe rikonstruktimin e 101 kopshteve dhe çerdheve, 42 shkollave të reja, si dhe 81 kënde lodrash në çdo cep të Tiranës.

Gjithashtu, në samit u vlerësua puna e Bashkisë së Tiranës sa i përket rindërtimit të lagjeve pas tërmetit, transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në gjithë Rajonin, si dhe pati diskutime edhe për Tiranën si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025″, që do të mirëpresë mijëra aktivitete.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026