Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate ndalohen nga autoritetet në Rumani

22 Gusht 2024 | 09:16

Figura kontroverse, Andrew Tate, dhe vëllai i tij, Tristan, u ndaluan për 24 orë pasi u morën në pyetje nga prokurorët kundër korrupsionit në Rumani.

Prokurorët kanë nisur një hetim lidhur me disa akuza të reja ndaj vëllezërve Tate.

Hetuesit rumunë kryen katër bastisje më 21 gusht në pronat e dy vëllezërve të cilët janë në pritje të nisjes së gjykimit nën akuza për trafikim me njerëz, dhunim, formim të një bande dhe për shfrytëzim seksual të grave.

Agjencia kundër krimit të organizuar në Rumani, DIICOT, tha përmes një deklarate se bastisjet u kryen lidhur me akuzat e reja që kanë të bëjnë me krijimin e një grupi të organizuar kriminal, trafikim me të mitur, akte seksuale me të mitur, deklarata ndikuese dhe pastrim parash.

Andrew Tate, 37 vjeç, dhe vëllai i tij, Tristan 36 vjeç, që të dy ish kikbokserë me shtetësi britanike dhe amerikane, kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale. Më 2022, ata u arrestuan afër Bukureshtit së bashku me dy gra rumune. Vitin e kaluar, autoritetet ngritën zyrtarisht akuza ndaj tyre, të cilat, vëllezërit Tate i kanë mohuar.

Andrew Tate njihet për shprehjen e pikëpamjeve mizogjeniste në internet dhe ka 9.9 milionë ndjekës në platformën X. Ai vazhdimisht ka pretenduar se prokurorët nuk kanë prova kundër tij dhe ndaj tij po zhvillohet një komplot politik që ai të hesht. Paraprakisht, ai ishte ndaluar në disa platforma të rrjeteve sociale për shkak të pikëpamjeve mizogjeniste dhe për shkak të gjuhës së urrejtjes, shkruan REL.

Pasi vëllezërit Tate ishin arrestuar më 2022, ata u mbajtën në paraburgim për tre muaj dhe më pas u dërguan në arrest shtëpiak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026