Andrew Tate dhe vëllai Tristan do të gjykohen në Rumani për përdhunim dhe trafiqe

26 Prill 2024 | 20:14

Gjyqi i influencerit kontrovers Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan do të vazhdojë, thotë një gjykatë në Rumani.

Sipas mediave të huaja, nuk është caktuar një datë nga gjykata që ka shqyrtuar provat e prokurorëve dhe dyshja kanë apeluar.

Andrew Tate, 37 vjeç dhe Tristan, 35 vjeç, u arrestuan dhjetorin e kaluar mbi akuzat për përdhunim, trafikim të qenieve njerëzore dhe formim të një bande kriminale, akuza që ata i mohojnë.

Personalitetet e internetit kërkohen gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar për sulme seksuale që dyshohet se janë kryer atje.

Vëllezërit Tate, të cilët janë shtetas të MB-SHBA, akuzohen për shfrytëzimin e grave nëpërmjet një biznesi të përmbajtjes për të rritur, të cilin prokurorët pretendojnë se vepronte si një grup kriminal.

Dy bashkëpunëtore rumune u përmendën gjithashtu së bashku me vëllezërit në një padi të botuar në qershor të vitit të kaluar dhe u identifikuan shtatë viktima të supozuara.

Andrew Tate më parë ishte ndaluar nga platformat e mediave sociale për shprehjen e pikëpamjeve mizogjene.

Ai ka thënë vazhdimisht se prokurorët rumunë nuk kanë prova kundër tij dhe se ka një komplot për t’i mbyllur gojën.

Çështja ishte diskutuar me muaj në një proces para një gjykate paraprake ku të akuzuarit mund të kundërshtonin provat e prokurorëve.

Të premten, gjykata në Bukuresht tha se çështja plotësonte kriteret ligjore dhe do të vazhdonte.

Këshilltari kryesor i vëllezërve, Eugen Vidineac, tha se vendimit “i mungon baza ligjore dhe arsyetimi”.

“Ne kemi paraqitur një ankesë të fortë në Apel pasi besojmë se vendimi është i paligjshëm.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026