Vendet e G20-ës kërkojnë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Vendet e G20 mbështesin reformimin e Kombeve të Bashkuara, përfshirë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit, sipas një deklarate të përbashkët të miratuar në samitin në Johanesburg.
Pjesëmarrësit në samit theksuan se reforma e OKB-së duhet t’u mundësojë vendeve të jetojnë në përputhje me qëllimet e tyre të përbashkëta.
Gjithashtu ato njoftuan qëllimin e tyre për të “punuar së bashku me të gjithë anëtarët e OKB-së në bazë të Thirrjes për Veprim të G20-ës mbi Reformën e Qeverisjes Globale”, e cila përfshin edhe reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë, OBT.
“Ne zotohemi të reformojmë Këshillin e Sigurimit. Ne bëjmë thirrje për një përbërje të zgjeruar të Këshillit të Sigurimit që përmirëson përfaqësimin e rajoneve dhe grupeve të nën-përfaqësuara dhe të papërfaqësuara, siç janë Afrika, Azia-Paqësori dhe Amerika Latine dhe Karaibet”, thuhej në dokument.
Samiti i G20-ës u zhvillua këtë të shtunë dhe do të vazhdoj edhe nesër në Johanesburg. Me iniciativën e Presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, deklarata e përbashkët u miratua në fillim të takimit. Në këtë samit morën pjesë të gjitha vendet anëtare të G20-ës, përveç SHBA-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
Organizata Detare: Nis evakuimi i mbi 11 mijë detarëve të bllokuar në Gjirin Persik
- 20:53 “Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
- 20:51 Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 20:48 Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
- 20:44 Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 20:40 Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq