Vendet perëndimore do të japin edhe 1.5 miliard euro për Ukrainën

12 Gusht 2022 | 08:16

Vendet perëndimore të enjten kanë dhënë më shumë se 1.5 miliardë euro në para, pajisje dhe trajnime për të rritur aftësitë ushtarake të Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Kështu u shpreh të enjten ministri danez i Mbrojtjes, Morten Bodskov, shkruan Reuters.

Kjo shumë është premtuar nga 26 shtete, të cilat janë përfaqësuar nga ministrat e Mbrojtjes, në një konferencë të mbajtur në Kopenhagen.

Ministrat e Mbrojtjes të Polonisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, kanë shprehur gatishmëri për të zgjeruar prodhimin e sistemeve të artilerisë, municionit dhe pajisjeve tjera ushtarake në Ukrainë, ka thënë ministri danez.

Britania është zotuar se do të ndajë 300 milionë euro shtesë, përfshirë sistemet raketore me precizitet të lartë që mund të godasin shënjestrat në largësi prej 80 kilometrash.

Ukraina i ka bërë thirrje të vazhdueshme Perëndimit që t’i dërgojë më shumë armë, përfshirë artilerinë me rreze të gjatë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati

Ministri i Brendshëm Federal Alexander Dobrindt e quajti sulmin me makinë në një aktivitet të Ditës LGBT+ në Christopher Street si një “akt terrorist” dhe paralajmëroi për...
17:06 | 26/07/2026

Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari

Kryeministri i ri britanik Andy Burnham deklaroi se është i gatshëm ta kritikojë Donald Trumpin, nëse këtë e kërkojnë interesat kombëtare të Britanisë. Ai shmangu...
16:44 | 26/07/2026

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, por Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar...
15:05 | 26/07/2026