Vendet që e kanë detyrim të lënë bakshish në restorante e lokale

30 Mars 2023 | 08:30

Kultura e bakshishit ndryshon nga një vend në tjetrin e madje edhe nga një person në tjetrin. Disa vende e kanë si një lloj detyrimi që duhet të lësh bakshish dhe të tjera nuk e kanë të përcaktuar.

-Kosovë: Në Kosovë, bakshishi nuk pritet, por vlerësohet.

-Maqedoni: Duke marrë në supozim se shërbimi është i mirë, 10% bakshish mirëpritet në çdo restorant. Gjithashtu është e zakonshme që t’u lesh bakshish shoferëve të taksive, apo së paku të rrumbullakosësh faturën.

-Mali i Zi: Në Malin e Zi, bakshish iu lihet kamerierëve, shoferëve të taksisë dhe stafit të hoteleve.

-Në Amerikën e Veriut, bakshishi është një komponent kryesor për ngrënien dhe ne priremi të japim bakshish 15% deri në 20% bazuar në shërbimin që merret.

-Zvicër: Shërbimi do t’ju përfshihet në pjesën më të madhe të faturave, prandaj mos u shqetësoni në lidhje me bakshishet.

-Në vende si në Francë, Spanjë, Gjermani, MB, Republikën Çeke, Irlandë, Portugali apo Hungari, nëse nuk ka tarifë shërbimi të aplikuar në faturën tuaj, ju mund të lini midis 5-10% në monedhën vendase, përveç nëse shërbimi ose ushqimi juaj (ose të dyja) ishin të tmerrshme.

-Për sa i përket Kilit, Brazilit dhe Kosta Rikës, mund të shihni një tarifë shtesë prej 10% për ngrënien, kështu që nuk priten bakshish.

-Ndërkohë ka edhe shtete në të cilat kamarieri ose taksisti e quajnë nënvlerësuese bakshishin: Kina dhe Japonia. Në këto vende zakonisht nuk jepen bakshishe, megjithatë kamarierët, taksistët dhe punonjësit e hoteleve në këto vende, arrijnë të mirëkuptojnë turistët perëndimorë kur ju ofrojnë pagesë më të madhe sesa fatura.

-Sa i përket Indisë, bakshishi nuk është një pjesë tradicionale e kulturës, megjithatë turistët e kanë përkëdhelur stafin e pritjes deri në atë pikë sa janë mësuar me të. Ka të ngjarë të shihni një tarifë shërbimi në faturën tuaj, por nëse jo, mund të lini 5–10% në restorantet më të njohura.

-Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani, Arabinë Saudite dhe Katar. Është e mirëseardhur, por jo e detyrueshme, të lini 10-15% në fund të vaktit tuaj. Për Dubain, një tarifë shërbimi prej 10% shpesh i shtohet faturës në restorante, megjithëse shumë prej tyre ende lënë një bakshish shtesë.

-Kur vizitoni Afrikën e Jugut, Egjiptin ose Marokun, do të zbuloni se restorantet zakonisht shtojnë një tarifë shërbimi prej 10% në faturën tuaj.

-Edhe për Australinë dhe Zelandën e Re fqinje, bakshishi në restorante nuk pritet, pasi ata në mikpritje paguhen me një pagë të mirë. Shtimi i 10–15% në një bakshish është një gjest i bukur.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026