Vendimi i GJK, reagon Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

9 Tetor 2025 | 17:10

Florjan Binaj kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita ka reaguar këtë enjte pas vendimit të Kushtetueses për të pezulluar vendimin për shkarkimin e Veliajt. Binaj shkruan se kurdo që do të caktohet data për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranë, ata do të marrin pjesë. Ai thekson se pjesëmarrja e tyre do të jetë me vizion për të sjellë ndryshime. Binaj gjithashtu thekson se partia më rëndësishme është partia e qytetarëve.

“Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve. Flori.”-shkruan kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita Florian Binaj.

Gjykata Kushtetuese këtë të enjte ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë më 9 nëntor. Gjykata Kushtetuese mori vendimin që të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor dhe pezulloi dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.

Avokatët e Erion e Veliajt depozituan në Gjykatë Kushtetuese 2 ankime, i pari për rrëzimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e Veliajt, dhe një ankimim të dytë pas Presidenti Begaj dekretoi 9 nëntorin për zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026