Vendimi i GJKKO: Dhëndri i Berishës lihet në burg, ortaku i tij detyrim paraqitje
GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Jamarbër Malltezin dhe detyrim paraqitje për Fatmir Bektashin.
Avokatët e Malltezit, Antoneta Sevdari dhe Klodian Skënderi kanë kërkuar në gjykatë revokimin e masës së sigurisë pasi sipas tyre, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka bërë një interpretim të gabuar të provave pasi ndryshimi i akteve nënligjore që kanë ndodhur nga qeveria në atë kohë nuk kanë ndodhur për të favorizuar Jamarbër Malltezin, por një sërë ish-pronarësh dhe jo vetëm të ish-kompleksit Partizani, por dhe pretendues të tjerë të pronave të ndryshme në territorin e Shqipërisë.
Kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga ana e gjyqtares Irena Gjoka e cila ka lënë në fuqi vendimin e marrë disa ditë më parë, arrest me burg për Jamarbër Malltezin, ndërkohë që biznesmeni Fatmir Bektashi nuk ka pranuar të flasë për mediat megjithëse u pyet pasi doli nga seanca.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta