Vendimi i Kushtetueses, reagon Albin Kurti: Përtej imagjinatës, beteja jonë vazhdon bashkë me popullin

29 Maj 2020 | 11:26

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën Avdullah Hotit për të krijuar qeverinë e re.

Përmes një postimi në profilin e rij në Facebook, kryeministri në detyrë shprehet se Vetëvendosja nuk kishte pasur shpresa të mëdha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por shton se ky vendim është përtej imagjinatës në nivel logjik e juridik.

Ai konfirmoi se beteja do të vazhdojë, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

“Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten.

Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar. Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik).

Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim”, shkroi z. Kurti.

Mund të lexoni gjithashtu:

Thaçi mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Na presin sfida të mëdha përpara. Asnjë reagim nga Albin Kurti

A do t’i bllokojë zyrat e qeverisë Vetëvendosja? Dimal Basha: Vendimet e padrejta nuk duhen respektuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026