Vendimi i Gjykatës Supreme për tarifat e Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci
Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi të shtunën se vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e presidentit Donald Trump tregon se është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit dhe sundimit të ligjit në demokraci.
“Nuk është keq të kesh një Gjykatë Supreme dhe sundim të ligjit”, tha ai në sallonin vjetor bujqësor në Paris.
“Është mirë të kesh pushtet dhe kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci”, shtoi ai.
Macron theksoi se Franca do të shqyrtojë pasojat e tarifës së re globale prej 10% të Trump dhe se Franca do të vazhdojë të eksportojë produktet e saj.
Gjykata Supreme e SHBA vendosi të premten të rrëzojë tarifat gjithëpërfshirëse të presidentit Donald Trump, duke i dhënë një goditje të fortë një prej pretendimeve më të debatueshme të tij mbi fuqinë ekzekutive dhe duke hapur një kapitull të ri me pasoja të mëdha për ekonominë globale.
Në një vendim 6-3, të hartuar nga kryetari konservator i Gjykatës, John Roberts, gjyqtarët lanë në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët, e cila kishte konstatuar se përdorimi nga presidenti republikan i një ligji të vitit 1977 i destinuar për raste emergjencash kombëtare kishte tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese.
Tre gjyqtaret liberale Ketanji Brown Jackson, Elena Kagan dhe Sonia Sotomayor iu bashkuan tre gjyqtarëve konservatorë Amy Coney Barrett, Neil Gorsuch dhe Roberts për të rrëzuar tarifat.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)