Vengu në Komisionin e Jashtëm: Në 2026 nisin prodhimet e para të municioneve “Made in Albania”
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu këtë të premte ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Vengu gjatë fjalës së tij u shpreh se kanë nënshkruar 6 kontrata për krijimin e 6 kompanive të përbashkëta shtet-privat përmes kompanisë shtetërore KAYO.
Sipas tij këto kontrata mundësojnë krijimin e mjeteve dhe municioneve të nevojshme. Ai shtoi se presin që këtë vit të nisë prodhimi i produkteve të para “Made in Albania”.
“Sa i përket industrisë ushtarake, jam i gatshëm që të bëjmë një sesion të posaçëm, një pjesë me dyer të hapura, një pjesë me dyer të mbyllura, për ato elementë që duhet të ruajnë konfidencialitetin sepse janë prodhime armatimi për nevojat tona.
Kemi 6 kontrata të nënshkruara aktualisht për krijimin e 6 kompanive të përbashkëta shtet-privat përmes kompanisë shtetërore KAYO dhe 6 operatorëve privatë. 6 kontratat parashikojnë krijimin e municioneve, mjeteve pajisjeve personale, uniformave, armatimit të lehtë, dronëve, sistemeve antidronë dhe mjeteve të emergjencave civile.
Jemi në përfundim të negociatave për ringritjen e kantierit detar të Pashalimanit në bashkëpunim me gjigandin italian për të pasur mundësi të prodhojmë anijet tona, t’i mirëmbajmë dhe të prodhojmë dhe mirëmbajmë mjete për vendet aleate.
Ky është spektri në të cilin po ecim. Presim që produktet e para “Made in Albania”, për mjetet taktike, të emergjencave dhe uniformave dhe municionet, prodhimet e para të fillojnë këtë vit. Ministria e Mbrojtjes është duke realizuar hapat përfundimtare për rishikimi strategjik të mbrojtjtes 2026”, tha Vengu.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit