Venusi dhe Hëna dhurojnë pamje mahnitëse për vëzhguesit e yjeve

4 Janar 2025 | 09:20

Vëzhguesit e yjeve anembanë globit u “qerasën” me një skenë qiellore mahnitëse të Premten, ndërsa Venusi u shfaq duke shkëlqyer mbi gjysmëhënë.

Planeti ishte i dukshëm me sy të lirë nga Britania e Madhe në SHBA, Turqia dhe Kina.

Venusi shpesh quhet Ylli i Mbrëmjes ose Ylli i Mëngjesit, sepse kur është i dukshëm, duket si “ylli” më i ndritshëm në qiell.

Më shumë kënaqësi astronomike priten këtë vit të ri, pasi janari 2025 do të jetë një muaj i mirë për të dalluar Venusin dhe Saturnin. Sigurohuni që të hidhni një sy lart në qiell më 18 janar, pasi ata planetë do të duken vetëm 2.2° larg njëri-tjetrit.

Vëzhguesit e yjeve mund të jenë gjithashtu në gjendje të dallojnë yjet që flakërojnë nëpër qiej, ndërsa shiu i meteorëve Quadrantid vazhdon.

Ky shi, i cili pritet të arrijë të shtunën, ka qenë i dukshëm që prej datës 26 dhjetor dhe do të vazhdojë deri më 12 janar.

Dr Robert Massey, zëvendësdrejtor i Shoqërisë Mbretërore Astronomike në Mbretërinë e Bashkuar, tha se vëzhguesit që shpresojnë të kapin një paraqitje të shkurtër të fishekzjarreve qiellore pas perëndimit të diellit, do të duhet të largohen “sa më larg nga ndotja e dritës”.

“Nëse keni kohë për të parë dhe moti është i mirë, atëherë hidhini një sy sepse është një dhuratë perfekte e  vitit të ri.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti

Një avion rus me ndihma humanitare mbërriti në Karakas të dielën, duke sjellë ushqim dhe furnizime të tjera thelbësore pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën,...
12:41 | 12/07/2026

Katari dënon sulmet iraniane si ‘shkelje flagrante’ të së drejtës ndërkombëtare

Katari i denoncoi sulmet iraniane të dielën si “një shkelje flagrante” të sovranitetit shtetëror dhe “një shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare. Tre persona, përfshirë...
12:39 | 12/07/2026

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

Një person është vrarë dhe tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën gjatë sulmeve ukrainase me dronë në rajonin e Samaras të Rusisë, tha...
12:31 | 12/07/2026