Veprat e Guri Madhit ekspozohen për herë të parë në Pisa të Italisë

7 Dhjetor 2022 | 19:50

Veprat e artistit të popullit Guri Madhi janë ekspozuar në Pisa të Italisë. Ekspozita  ”Motra përtej detit” shpërfaq një copëz Shqipërie për publikun italian në 110-vjetorin e pavarësisë.

Ekspozita e hapur në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë është një urë lidhëse ndërmjet dy vendeve që ndajnë një det dhe pasurohet nga ekspozimi gjithashtu i disa vepra të letërsisë shqipe të përkthyera tashmë në gjuhën italiane.

Teksa duket se figura dhe vepra e një artisti si Madhi, do të vijojë të ndahet me publikun si një ndër misionet e artit në vetvete.

Artisti i Popullit Guri Madhi lindi në Korçë në vitin 1921 dhe u nda nga jeta në Budapest në vitin 1988. Udhëtimi i tij artistik u karakterizua kryesisht nga 3 periudha, ajo e pas studimeve me ndikime impresioniste, një periudhë të shkurtër 1965-66 me ndikime surrealiste si dhe e pas vitit 1980, deri në 1988, me pikturën ekspresioniste dhe abstrakte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026