Veprat e Mid’hat Frashërit, ekspozohet biblioteka personale e rilindasit në Ditën Botërore të Librit

23 Prill 2021 | 16:21

Në këtë letër të vitit 1928,  Mid’hat Frashëri apo i njohur ndryshe si Lumo Skëndo, i drejtohet një tjetër figure të shquar të Rilindjes Sotir Koleas, ku ngre një shqetësim; ruajtjen e librave të vjetër.

Mid’hat Frashëri, na ka lënë një pasuri të madhe, sepse në bibliotekën personale të tij, kishte vepra të rralla, si kjo e Papa Piut të Dytë e shkruar e tëra me dorë, e vitit 1473 e që mbetet vepra më e vjetër që ruhet në bibliotekë.

Apo këto ditarë që mbajnë të gjithë përshtypjet e udhëtimeve në Ballkan të studiuesit Franc Nopçe, që na rrëfejnë për jetën e zhvilluar në këto vendeve shumë kohë më parë.

Në këtë ekspozitë, vizitorët do të mund të kuptojnë, se ky njeri poliedrik, shfaqte një interes të gjerë për Historinë e Shqipërisë, formimit të shtetit, në bujqësi, ushtri, agronomi e po ashtu edhe një sërë librash që hedhin dritë mbi shtetet fqinje.

Një vepër po aq e veçantë në fondin e tij mbetet ajo që mban dokumentacionet për Shën Naumin, sot pjesë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Por pikëpyetjes se si kanë mbërritur këto libra në Shqipëri, asnjë studiues nuk i ka dhënë përgjigje, përpos faktit se kjo ekspozite e çelur në Bibliotekën Kombëtare mbetet mënyra më e veçantë për të kremtuar Ditën Botërorë të Librit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026