Veprat e para të Shekspirit dalin në ankand, 4 botimet do shiten për 6 mln dollarë

28 Prill 2025 | 16:55

Një set i rrallë me katër botimet e para të veprave të përmbledhura të William Shakespeare pritet të shitet për një çmim marramendës deri në 4.5 milionë paund ose 6 milionë dollarë në një ankand të veçantë që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Shtëpia e famshme e ankandeve njoftoi se shitja do të zhvillohet më 23 maj, ndërsa bëhet fjalë për  Fletëpalosjen e Parë, të Dytë, të Tretë dhe të Katërt.

Sipas mediave të huaja, shtëpia e ankandeve e ka vlerësuar çmimin e shitjes nga 3.5 deri në 4.5 milionë paund, duke e cilësuar këtë vëllim si “pa dyshim botimi më i rëndësishëm në historinë e letërsisë angleze”.

Fletëpalosja e Parë u botua në vitin 1623 nga miqtë e Shekspirit, pas vdekjes së tij në 1616.

Ky botim përmbante 36 drama, nga të cilat rreth gjysma u shfaqën për herë të parë aty, përfshirë vepra ikonike si “Macbeth”, “The Tempest” dhe “Twelfth Night”.

Nga rreth 750 kopje të shtypura të Fletëpalosjes së Parë, besohet se vetëm 230 ekzistojnë ende sot, shumica në koleksione publike si muze, biblioteka dhe universitete.

Vetëm pak prej tyre ndodhen në duar private, dhe një prej këtyre u shit në vitin 2020 për 9.9 milionë dollarë. Suksesi i saj çoi në botimin e Fletëpalosjes së Dytë në vitin 1632, të Tretës në 1663 dhe të Katërtës në 1685, duke vulosur trashëgiminë e pavdekshme të Shekspirit në historinë botërore të letërsisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që...
17:38 | 16/07/2026

Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta

Qeveria e Hungarisë njoftoi të enjten se i dërgoi policisë një raport në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike gjatë blerjeve të softuerëve...
17:28 | 16/07/2026

29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale

Njëzet e nëntë vende nënshkruan të enjten një marrëveshje për të krijuar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale, një organ ndërqeveritar që Kina thotë...
17:05 | 16/07/2026