English

Verstappen në pole position, Leclerc dhe Sainz e ndjekin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tri herë kampioni i Botës, Max Verstappen arriti të 7-in pole position radhazi dhe të 6-in këtë sezon në Miami Grand Prix, pavarësisht dështimit për t’u përmirësuar në xhiron e fundit kualifikuese. Diçka të tillë e kishte arritur 3 dekada më parë Alain Prost.

- Advertisement -

Charles Leclerc do t’i bashkohet Red Bull në radhën e 1-rë ndërsa Carlos Sainz, edhe ai me Ferrari do të niset në radhën e 2-të. Sergio Perez e plotëson atë i ndjekur nga binomi i McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri. Rradha e 4 është e tëra Mercedes ku George Russell fiton sërish duelin në skuadër me Lewis Hamilton.

Nico Hulkenberg përsëriti paraqitjen në garën e Kinës duke u renditur me Haas  në vendin e 9-të përpara Racing Bull dhe Yuki Tsunoda’s. Pavarësisht një paraqitjeje befasuese në Sprint, Daniel Ricciardo nuk hyri në sesionin e 2-të kualifikues duke përfunduar në vendin e 18-të, por do të niset i fundit pas penalitetit prej 3 vendesh që mori në garën e fundit. Zhgënjyes në paraqitjen e tij edhe spanjolli i Aston Martin, Fernando Alonso.

Piloti nga Oviedo do të intervistohet nga FIA për akuzat se Hamilton nuk penalizohet për shkak se nuk është spanjoll. Alonso e akuzoi britanikun për mungesë të një gare të ndershme në Sprint.

Kjo është radha e plotë e nisjes sot në orën 22:00 në garën e Miami-t:

1              Max Verstappen              RED BULL RACING HONDA RBPT

2              Charles Leclerc  FERRARI

3              Carlos Sainz        FERRARI

4              Sergio Perez       RED BULL RACING HONDA RBPT

5              Lando Norris      MCLAREN MERCEDES

6              Oscar Piastri       MCLAREN MERCEDES

7              George Russell  MERCEDES

8              Lewis Hamilton  MERCEDES

9              Nico Hulkenberg              HAAS FERRARI

10           Yuki Tsunoda     RB HONDA RBPT

11           Lance Stroll         ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES

12           Pierre Gasly        ALPINE RENAULT

13           Esteban Ocon    ALPINE RENAULT

14           Alexander Albon              WILLIAMS MERCEDES

15           Fernando Alonso              ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES

16           Valtteri Bottas   KICK SAUBER FERRARI

17           Logan Sargeant WILLIAMS MERCEDES

18           Daniel Ricciardo RB HONDA RBPT

19           Kevin Magnussen            HAAS FERRARI

20           Zhou Guanyu     KICK SAUBER FERRARI

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?