Veshje patriarkale në “Miss Universe”

18 Janar 2023 | 08:16

Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u paraqit në Miss Universe e mbuluar me shaminë e kuqe, e kësaj veshjeje i bashkangjiti edhe veprimin e ‘marrjes së dorës’, një traditë kjo e kohërave më të vjetra dhe me origjinë turke.

E përveç që mund të cilësohet si një veprim patriarkal, ky gjest mund të paraqesë edhe prezantim të traditave që ndonëse janë përdorur dikur në popullsi, i përkasin një kombi tjetër.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka thënë se ky kostum është inspiruar nga dita kur “krushqit” marrin nusen nga shtëpia e vajzërisë për ta dërguar në shtëpinë e re, përkatësisht atë të burrit.

“Ky kostum është inspiruar nga dita kur “krushqit” vijnë ta marrin nusen nga shtëpia e vajzërisë për ta derguar në shtëpine e re, dhe nusja gjate kësaj kohe qëndron me shaminë në fytyrë  duke qarë dhe vajtuar që po lë shtëpinë e saj ku u formua si grua.

Perveç gruas vajton dhe e gjithë familja saj qe vajza e tyre po largohet nga ajo shtëpi, kurse ne familjen e dhëndrrit nuk qan askush por lumturohen”-ka thënë Ibrahimi në postimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026