Vetëm dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit, Vllaznia shkarkon trajnerin
Humbja me Bylisin dhe seria prej vetëm dy fitoresh në 10 ndeshjet e fundit i ka kushtuar postin trajnerit të Vllaznisë Thomas Brdariç.
Klubi shkodran zyrtarizoi ndërprerjen e kontratës me 46-vjeçarin, i cili i ngriti fillimisht ata në krye të klasifikimit pas 15 javësh bindëse me lojë. Mirëpo prej janarit skuadra ka vuajtur rezultate të dobëta dhe aktualisht ka vënë në diskutim kryesimin – të cilin mund t’ia marrë Teuta, Laçi apo dhe Partizani.
Brdariç largohet 150 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Ai kishte drejtuar disa skuadra gjermane si Rot-Weib Erfurt, TeBe Berlin, apo dhe Shkëndijën e Tetovës.
Drejtimi i skuadrës i ka kaluar Elvis Plorit, ndihmës-trajner i Brdariç-it, të cilit i rëndon detyra që ta nxjerrë Vllazninë nga situata.
Vllaznia nuk shpallet kampion prej vitit 2001. Nëntë herë kampionët e Shqipërisë vuajtën dy vitet e fundit probleme financiare pas ngërçeve të krijuara me administrimin dhe alokimin e fondeve nga Bashkia Shkodër.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush