Protestë në sheshet e Prishtinës, Kurti përshëndet pjesëmarrësit
Në një kohë kur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur për të dhënë vendimin mbi dekretin e Presidentit, Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re, simpatizantë të Vetëvendosjes kanë dalë në protestë.
Në tre sheshe kryesore të Prishtinës janë mbledhur rreth 5 mijë persona në atë që është quajtur “test-protestë”. Në këtë protestë nuk janë parashikuar fjalime dhe as marshime. Protestuesit po respektojnë distancën dhe janë të pajisur me maska dhe doreza.
Protesta është kërkuar nga vetë qytetarët për të shprehur zemërim mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Shumë prej pjesëmarrësve janë dëgjuar duke thirrur: “Duam zgjedhje”, “dy dekada me hajna”.
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur nga ndërtesa e qeverisë masën e protestuesve në sheshin “Skënderbeu”. Ndonëse dje kishte thënë se nuk qëndron prapa organizimit të test-protestës së sotme në qendër të Prishtinës, kreu i Ekzekutivit në detyrë nuk ka hezituar për disa momente t’i përshëndesë të pranishmit.
Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet brenda kësaj jave për dekretin e Presidentit Hashim Thaçit , që mandaton Avdullah Hotin për krijimin e qeverisë së re.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh