“Vetingu me dy standarde”, Arben Frashëri do ankimojë vendimin, edhe sindikata kundër komisionit
Shkarkimi nga detyra pas vetingut i drejtuesit të policisë shkaktoi indinjatë në radhët e gazetarëve të kronikës dhe opinionit publik. Por avokati i tij bën me dije për Euronews Albania se ky vendim do të ankimohet në gjykatë ndërkohë që edhe sindikata e policisë flet për standarde të dyfishta nga ana e komisionit të jashtëm të vlerësimit.
Arben Frashëri me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier – Berat për shërbimin për çështjet e brendshme dhe ankesave u shkarkua nga detyra pasi sipas komisionit të jashtëm të vlerësimit nuk justifikoi pasurinë duke mos I njohur të ardhurat në emigracion të tij dhe bashkëshortes, para vitit 1997. Në këto kushte zyrtari i lartë I policisë do ankimojë vendimin sapo ai të zbardhet.
“Ishte vendim i njëanshëm dhe totalisht i ndryshëm nga vendimet e mëparshme të këtij komisioni. Do të vazdhojmë rrugën ligjore, do ta dërgojmë në gjykatën përkatëse. Pasi të lexojmë vendimin do shohim pasi mund ta dërgojmë edhe në SPAK”, u shpreh avokati, Arben Llapi.
Edhe për sindikatën e policisë së shtetit që monitoron procesin e vetingut dhe kërkoi që për disa shkelje të shkarkohej drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu, komisioni i jashtëm I vlerësimit po operon me standarte të dyfishta.
“Për sa kohë komisioni favorizon një palë kur kemi të bëjmë me të njëjtat probleme atëherë komisioni e ka humbur besimin se do të zgjidhë problemet në bazë të ligjit. Kemi vendime selektive”, tha Fishta.
Ligji për vetingun në polici është ndryshuar 2 herë duke hequr afatet e përfundimit të procesit ndërsa është kundërshtuar nga presidenti Ilir Meta, i cili ka paralajmëruar se mund të përdoret për qëllime politike dhe kapjen e uniformave blu nga qeveria.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta