Veto ndaj rezolutës, Rusia pengon ndëshkimin e aneksimeve në Këshillin e Sigurimit
Rusia ka vendosur veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të prezantuar nga SHBA dhe Shqipëria, që dënonte aneksimin e territoreve ukrainase nga Moska.
Të gjitha vendet e tjera anëtare të përhershme votuan në favor të saj, veç Kinës që abstenoi. Pavarësisht refuzimit, rezultati tregon izolimin e mëtejshëm të Putin.
“Sërish, Rusia abuzoi me të drejtën e vetos për të mbrojtur veprimet e saj të paligjshme. Anëtarët e Këshillit votuan në mënyra të ndryshme, por një gjë është e qartë, asnjë prej tyre nuk njeh përpjekjet ilegale të Rusisë për të aneksuar territorin ukrainas”, u shpreh Barbara Woodward, ambasadore e Britanisë në OKB.
“Ne jemi lodhur së përsërituri vazhdimisht; lejimi i Rusisë të ushtrojë të drejtën e vetos së Bashkimit Sovjetik i pengon Këshillit të Sigurimit të ushtrojë përgjegjësinë primare nën statutin e OKB-së, që është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha Sergiy Kyslytsa, ambasador i Ukrainës në OKB.
Ndërkohë, presidenti Joe Biden përsëriti se Perëndimi mbetet i bashkuar në mbështetje të Ukrainës.
“Amerika dhe aleatët e saj, më lejoni ta theksoj këtë, nuk do të tremben nga Putin dhe kërcënimet e tij të papërgjegjshme”, thesoi ai.
Më herët, grupimi G7 dënoi bashkarisht aneksimin e 4 rajoneve ukrainase nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?
Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 17:12 Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat