Vëzhguesit ndërkombëtar, kritika Vuçiç për procesin elektoral në serbi
Raporti përfundimtar i vëzhguesve ndërkombëtarë vlerëson se zgjedhjet në Serbi u manipuluan nga partia e presidentit Aleksandar Vuçiç.
Dokumenti i OSBE/ODIHR thekson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë 2023 u dominuan nga përfshirja vendimtare e Presidentit, e cila, së bashku me avantazhet sistematike të partisë në pushtet, krijoi kushte të padrejta për garuesit.
Gjithashtu, në dokument thuhet se fushata u dëmtua nga retorika e ashpër, paragjykimet në media, presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike.
Vëzhguesit thonë se presionet ndaj administratës dhe skemat për të nxitjen e votuesve kanë deformuar garën elektorale.
Pas publikimit të raportit, kryeministrja Ana Brnabiç deklaroi se opozita dhe mediat kanë keqinformuar vëzhguesit ndërkombëtar. Ajo tha se zgjedhjet në Serbi ishin të lira dhe të ndershme.
Opozita serbe ka nisur protestat që pas përfundimit të zgjedhjeve në dhjetor duke kërkuar anulimi e një pjesë të tyre. Pas publikimit të raportit drejtues të opozitës serbe kanë deklarua se protestat do të vijojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë