Video | Aksidenti tek “Rruga e Kavajës”, Euronews Albania siguron pamjet
Një aksident ndodhi mesditën e së dielës në “Rrugën e Kavajës”, ku një automjet përplasi një çift me foshnjën e tyre 3-muajsh teksa po kalonin në vijat e bardha.
Euronews Albania ka siguruar videon e momentit të aksidentit ku nga pamjet shihet se drejtuesi i automjetit, 39-vjeçari Ajas Sulejmani nuk ka ndaluar në momentin kur semafori ishte i kuq dhe ata po kalonin rrugën.
Për pasojë, ai ka goditur çiftin dhe foshnjën që gjendej në karrocë, teksa automjeti përfundoi në trotuar.
Sulejmani u largua menjëherë nga vendngjarja, por shërbimet e policisë bënë të mundur lokalizimin e tij në një spital privat dhe më pas arrestimin e tij.
Sipas informacioneve të policisë, 39-vjeçari është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me të njëjtin automjet që shkaktoi aksidentin e sotëm dhe është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, Sulejmani është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta