VIDEO/ Deputetët e PS, të gjithë me librin e Kissinger me parathënien e Ramës

12 Shtator 2025 | 18:21

Deputetët fitues nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë betuar në Parlament, në seancën plenare që nisi pasditen e kësaj të premte.

Ndërkohë që Parlamenti ka nisur tashmë votimin për kryetarin e ri të Kuvendit, ajo çfarë ka rënë në sy është se të gjithë deputetët e Partisë Socialiste mbanin përpara librin “Lidership” të Henry Kissinger.

Libri “Lidershipi” i diplomatit të njohur amerikan Henry Kissinger, është prezantuar në shqip, në një aktivitet në parkun “Eden” te Kryeministria. Libri përmban rrëfime mbi gjashtë udhëheqës botërorë, kurse parathënia në shqip është shkruar nga Kryeministri Edi Rama.

Në këtë seancë u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur nga PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy nga PSD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026