VIDEO| Forcat izraelite hyjnë në xhaminë Al-Aksa, qëllojnë me shkopinj besimtarët

5 Prill 2023 | 14:15

Janë rikthyer sërish tensionet mes policisë izraelite dhe besimtarëve myslimanë në xhaminë al-Aksanë Jerusalem.

Policia izraelite e armatosur rëndë, hyri në ambientet e brendshme të xhamisë dhe hasi në rezistencën e besimtarëve myslimanë të cilët qëlluan me fishekzjarrë.

Policia izraelite ka publikuar pamjet e bastisjes së sallës së lutjeve, ku brenda shihen të barrikaduar besimtarët të cilët rrihen me shkopinj gome nga forcat e policisë.

Pamjet e pasojave tregojnë mobilje të përmbysura dhe dyshekë lutjesh të shpërndara nëpër tapet.

Zyrtarët dhe diplomatët kanë paralajmëruar për rrezikun e një raundi të ri dhune në këtë vend të shenjtë në një kohë shumë të ndjeshme.

Kompleksi i Xhamisë Al-Aksa/Haram al-Sharif është vendi i tretë më i shenjtë në Islam. Njihet gjithashtu si Mali i Tempullit, vendi më i shenjtë në judaizëm.

Në të kaluarën, kompleksi ka parë shpesh përleshje midis besimtarëve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë, duke shkaktuar trazira më të gjera.

Në maj 2021, një sulm izraelit në xhami kontribuoi në një konflikt 11-ditor në shkallë të plotë midis Izraelit dhe Hamasit, grupit militant islamik që qeveris Rripin e Gazës.

Vitin e kaluar, ndodhi hera e parë që muaji i shenjtë islamik i Ramazanit dhe festa njëjavore hebreje e Pashkës përkoi në tre dekada. Gjatë asaj jave pati skena të dhunshme gjatë ditëve të njëpasnjëshme.

Nga mbrëmja e së mërkurës, Ramazani dhe Pashka mbivendosen përsëri. Dy fundjavat e ardhshme shënojnë edhe Pashkët për kishat perëndimore dhe ato ortodokse lindore, duke bërë që të nxehet edhe më tepër situata për përplasje të mundshme.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026