VIDEO/ Humbi nënën gjatë sulmeve, 11-vjeçari ukrainas përlot Parlamentin Evropian

11 Dhjetor 2025 | 12:12

Historia e 11-vjeçarit ukrainas, Roman Oleksiyev ka prekur ndjekësi e mediave sociale pasi një video e tij e rrëfimit të jetës së tij në luftë është bërë virale. I mituri ka prekur edhe personat e pranishëm në Parlamentin Evropian teksa tregoi për sulmin që i ndryshoi jetën.

Në këtë sulm ai humbi nënën e tij dhe pësoi plagë të rënda në trup të cilat edhe pas 3 vitesh i ka ende shenjat e saj.

“Ishte hera e fundit që e pashë nënën time dhe munda t’i thoja lamtumirë” , tha Roman gjatë një prezantimi të një dokumentari për fëmijët e Ukrainës në Parlamentin Evropian, në Strasburg.

Përkthyesja, e ngarkuar emocionalisht, nuk mundi të vazhdonte, kështu që kolegu i saj ndërhyri dhe vazhdoi përkthimin.

“Ajo ishte nën rrënoja, mund t’i shihja flokët dhe arrita t’i prekja dhe t’i thoja lamtumirë”, vazhdon Roman.

“Dua të them se kur jemi bashkë, jemi të fortë. Dhe nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë fëmijët e Ukrainës”, tha ai.

Roman u plagos më 14 korriku 2022, kur një sulm me raketa ruse në qendër të Vinicës vrau 27 persona, përfshirë tre fëmijë. Sulmi plagosi më shumë se 200 të tjerë.

Romani, i cili kishte shkuar te mjeku me nënën e tij, ishte i vetmi që mbijetoi. Ai pësoi djegie të rënda dhe qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv të një klinike gjermane për 99 ditë. Deri më sot, ai i është nënshtruar 36 operacioneve, ndërsa rruga drejt shërimit të plotë mbetet e gjatë.

11-vjeçari jeton me të atin, Jaroslavin në Lviv dhe vazhdon të luajë fizarmonikë dhe të marrë pjesë në gara vallëzimi. Historia e tij frymëzoi dokumentarin “Romchyk”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026