VIDEO/ Kaos në portin e Vlorës pas sulmit të sistemit TIMS, qytetarët ulen në tokë

10 Shtator 2022 | 13:27

Euronews Albania, ka siguruar pamje nga porti i Vlorës, ku është krijuar kaos për shkak se prej disa orësh sistemi TIMS nuk funksionon.

Siç shihet, qytetarët janë të lodhur nga pritja e gjatë, ndërsa janë ulur në valixhet që mbanin me vete.

Shihet se mes personave që po presin për t’u nisur në destinacionet e tyre, ka dhe fëmijë.

Deri më tani ende nuk ka ndonjë njoftim se kur mund të behet zhbllokimi i këtij sistemi. E njëjta situatë është krijuar dhe në doganën e Kapshticës dhe të Kakavijës.

Edhe pse janë shtuar punonjësit e policisë për të bërë regjistrimet manuale nëpërmjet regjistrave, situata mbetet sërish e rënduar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mbledhur të dielën në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e...
21:24 | 07/06/2026

Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve

Shijaku u kthye mbrëmjen e së shtunës në kryeqendrën e motoristëve, duke mirëpritur mbi 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende të botës dhe...
21:06 | 07/06/2026

6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës

Në pjesën e zgjeruar te autostradës Tirane-Durrës do te ndërtohen 6 mbikalime. Ndërtimi i tyre do t’u vije ne ndihme banoreve te zonës qe jetojnë...
20:42 | 07/06/2026