VIDEO| “Kjo është arnë, leckë”, hoxha nga Prizreni fyen flamurin kombëtar

16 Prill 2023 | 22:19

Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni mori vëmendje në media pasi besimtarët i dhuruan një makinë luksoze të llojit Mercedez Benz me rastin e daljes në pension.

Një video e hoxhës, ndërsa fyen flamurin kombëtar dhe u bën thirrje myslimanëve të mos e konsiderojnë të rëndësishëm, ka marrë përsëri vëmendje.

“Kjo është arnë, leckë. Këtë kur e kemi nxjerrë për 28 Nëntorin, edhe mos ta nxirrnim hiç, s’bëhej qameti. Populli ynë, populli shqiptar janë myslimanë 80%. E njohim paganizmin çfarë është. Ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj,” – shprehet hoxha në videon e xhiruar para 4 muajsh.

Sipas tij edhe dëshmorët e kombit nuk kanë asnjë rëndësi, përveç atyre që “janë dëshmorë të Allahut”.

Tashmë kjo video është sjellë në qendër të vëmendjes pasi gazetari Valon Syla i cili kritikoi sjelljet e hoxhës u sulmua nga disa persona që dëshmuan se nuk e kishin “toleruar” faktin që gazetari kishte folur për Mazllam Mazllamin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026