English

VIDEO l Evakuimi i banorëve nga pallati pas rënies së zjarrit në garazh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën tetë qytetarë u lënduan pas rënies së zjarrit në garazhin e një pallati në zonën e Astirit, ku u përfshinë nga flakët 4 automjete.

- Advertisement -

Euronews Albania ka siguruar pamje nga momenti i evakuimit të familjeve nga pallati, ku shihet se ata evakuohen duke përdorur shkallët e zjarrëfikses.

Për shkak të flakëve, pallati dhe zona përreth saj u mbulua nga tymi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, ku të lënduar kanë mbetur  shtetasit: A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç.

Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spital dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sipas kqyrjes paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ndërsa, në vengjarje kanë shkuar edhe specialiste të njësisë anti-eksploziv, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jetë vendosur një sasi tritoli.

Pallati në zonën e Astirit, garazhi i së cilës u përfshi nga flakët
Garazhi që u përfshi nga flakët

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?