VIDEO | Me pranga në duar, momentet kur Alqi Bllako del nga gjykata

2 Prill 2022 | 14:06

Mesditën e së shtunës, Gjykata e Posaçme la në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me inceneratorin e Fierit.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqen momentet kur ish-deputeti me pranga në duar del nga Gjykata e Posaçme.

Ai shoqërohet nga disa efektivë policie teksa futet në furgonin e policisë.

Për akuzat ndaj Bllakos, avokati Sokol Hazizaj tha se klienti i tij në kohën që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit , nuk ka firmosur asnjë dokument shpronësimi, pasi pozicioni i tij nuk ia lejonte.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026