VIDEO| Misteri i 22-grave të vrara, Interpol nis fushatën për identifikimin e tyre
Interpoli po fillon një fushatë për të identifikuar 22 gra, eshtrat e të cilave u gjetën në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë gjatë disa viteve.
Shumica dyshohet se janë të ashtuquajturat viktimat e vrasjeve të ‘rastit të ftohtë’ dhe disa të trafikuara ndoshta nga Evropa Lindore. Interpoli ka angazhuar edhe njerëz të famshëm nga disa shtete për të promovuar fushatën e tij.
Viktimat u varrosën në varre të cekëta ose të improvizuara. Besohet se ato mund të jenë transportuar në këto vende për të vështirësuar hetimin . Agjencia ndërkombëtare shpreson që publikimi i imazheve të grave dhe asaj që dihet për to do të shkaktojë reagim te publiku.
Operacioni “Identify Me” është hera e parë që bëhet publik – zakonisht i kufizuar mes forcave policore partnere. Oficerët kanë mostra të ADN-së për shumicën e grave, kështu që identiteti i tyre mund të përcaktohet përmes krahasimit, nëse shfaqen të afërmit. Interpoli thotë se përcaktimi i identitetit të viktimave mund të çojë përfundimisht në arrestimin e të dyshuarve.
“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë