VIDEO/ Momenti kur grabitet argjendaria në Kamëz, 2 autorët dalin me çantën e mbushur me bizhuteri dhe armë në dorë

16 Maj 2026 | 14:48

Euronews ka siguruar pamjet e grabitjes së armatosur të një argjendarie në Kamëz, ngjarje e ndodhur mesditën e kësaj të shtune.

Në video dëgjohen edhe reagimet e dëshmitarëve që ndodhen në vendngjarje, ndërsa skena e grabitjes zhvillohet në mes të ditës. Pamjet tregojnë momentin kur dy persona të armatosur dalin me shpejtësi nga argjendaria, pasi kanë marrë një sasi bizhuterish.

Autorët shfaqen të maskuar me skafandra dhe të veshur me rroba të errëta, për të mos u identifikuar. Menjëherë pas grabitjes, ata hipin mbi një motor të kuq që e kishin lënë të ndezur jashtë biznesit dhe largohen me shpejtësi nga vendngjarja.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për identifikimin dhe gjurmimin e itinerarit të lëvizjes së autorëve të dyshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026