VIDEO/ Momenti kur shoferja futet mes protestuesve në Beograd, përplas dy prej tyre
Këtë të premte u mbajt në Serbi një grevë e përgjithshme, e cila përfshiu protesta dhe grumbullime të studentëve në qytete të ndryshme.
Ky aksion është organizuar nga studentët, të cilët prej më shumë se dy muajsh kanë bllokuar fakultetet e tyre, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas njoftimeve nga agjencia Tanjug, një vajzë ka mbetur e lënduar në Novi Beograd pas një aksidenti, kur një makinë “Citroen” ka goditur një grup studentësh dhe qytetarësh gjatë protestës. Vajza është dërguar menjëherë në një qendër emergjence për trajtim mjekësor.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se është arrestuar shoferja e makinës, e cila ka goditur vajzën. Ajo është identifikuar si M.S., 25 vjeçe, dhe është dërguar në paraburgim për 48 orë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në tentativë”.
Greva e përgjithshme, ose “mosbindja e përgjithshme civile” siç e quajnë studentët, përfshin ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve të përditshme, duke përfshirë vizitat në dyqane, restorante, kinema, dhe aktivitete të tjera.
Ndërkohë, autoritetet në Serbi kanë akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës si të përfshira në organizimin e protestave dhe kanë ngritur pretendime për praninë e “mercenarëve të huaj” mes studentëve.
Protestat dhe greva pritet të vazhdojnë, ndërkohë që hetimet për aksidentin dhe incidentet e tjera lidhur me grevën janë në zhvillim e sipër.
LEXONI GJITHASHTU:
Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryeministri francez shpall dënimin me burgim të përjetshëm për abuzuesit seksualë të fëmijëve
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
- 14:55 Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
- 14:50 Futbollisti i Interit thirret në Prokurori për akuzën e prostitucionit me të mitur
- 14:41 Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat
- 14:27 “Protesta mesazh i rëndësishëm për qeverisjen”, Rama nga Gjermania: Në atë bulevard ku flamingot festojnë lirinë, janë vrarë njerëz