VIDEO| Momenti kur truprojat largojnë kryeministrin sllovak pasi u qëllua me armë
Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur.
Mediat lokale shkruajnë se Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë.
BREAKING: Slovakia PM Robert Fico shot, suspected assassin detained – footage of the moment pic.twitter.com/FeX7fUTGsY
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) May 15, 2024
Disa pamje video në rrjetet sociale tregojnë momentin kur truprojat largojnë kryeministrin sllovak pasi u qëllua me armë.
Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia.
Fico u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
Ai drejton partinë populiste të krahut të majtë Smer-SSD dhe fitoi votimin tetorin e kaluar me premtimet për të ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën, por mohoi të ishte pro-rus.
Fico u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak në 2018.
“Nëse Smer hyn në qeveri, ne nuk do të dërgojmë asnjë raund të vetëm municioni në Ukrainë”, u tha Fico mbështetësve gjatë fushatës së tij.
Kjo, si dhe premtimi i tij për t’i rezistuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, bëri që disa shikues ta krahasojnë Fico me kryeministrin e djathtë populist të Hungarisë, Viktor Orban.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani