VIDEO/ Pamje të rralla të papublikuara në rrënojat e Titanikut pas mbytjes
Një video e rrallë e cila nuk është parë asnjëherë në publik pritet të sjellë detaje të reja nga anija e fundosur dhe legjendare Titanik.
Pamjet janë marrë në vitin 1986 ku është xhiruar nëpër rrënojat e anijes. Video do të publikohet nga Instituti Oqeanografik Woods Hole.
Pamjet prej më shumë se 80 minutash dëshmojnë disa nga arritjet e jashtëzakonshme të zhytjes së udhëhequr nga Robert Ballard, duke shënuar herën e parë që sytë e njeriut mund të shihnin anijen gjigante oqeanike që kur e goditi një ajsberg dhe u fundos në Atlantikun e Veriut në prill 1912.
Rreth 1 500 njerëz vdiqën gjatë udhëtimit të parë të anijes nga Southampton, Angli, në qytetin e Nju Jorkut.
Një ekip nga Instituti Oqeanografik Woods Hole me qendër në Massachusetts, në partneritet me organizatën franceze të eksplorimit oqeanografik zbuluan vendin e fundit ku ndodhej anija 3 780 metra duke përdorur një kamerë nënujore.
Nëntë muaj më vonë, ekipi u kthye në vend me zhytësin e famshëm kërkimor dhe tre ekspertë të tjerë të cilët cili morën imazhe ikonike të brendësisë së anijes.
“Më shumë se një shekull pas humbjes së Titanikut, historitë njerëzore të mishëruara në anijen e madhe vazhdojnë të jenë të gjalla”, tha në një deklaratë eksploruesi i oqeanit dhe regjisori James Cameron.
“Si shumë të tjerë, unë u trondita kur Alvin dhe Jason Jr. u futën brenda rrënojave. Duke publikuar këtë pamje, instituti po ndihmon të tregohet një pjesë e rëndësishme e një historie që përfshin breza dhe rrethon globin.’
Imazhet publikohen pasi shënohen25 vite nga publikimi i filmit të famshëm Titanik që rrëfeu historitë e anijes së famshme.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë