VIDEO/ Pas Greqisë, cikloni “Erminio” godet Italinë, përmbytje dhe rrëshqitje toke! Shembet ura në Molise

2 Prill 2026 | 13:48

Një valë e motit të rënduar ka goditur Italinë qendrore dhe jugore për shkak të ciklonit “Erminio”.

Në rajonin e Molises, mëngjesin e sotëm, një urë u shemb mbi lumin Trigno. Sipas raportimeve të mediave vendase nuk ka viktima, sepse që nga dje, e mërkurë, kalimi i makinave dhe këmbësorëve ishte ndaluar. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, por edhe reshjeve më të dendura të borës në tetë vitet e fundit, lidhjet rrugore midis Molises dhe rajonit të Abrucos janë ndërprerë.

Në stacionin e Ankonës, qindra pasagjerë pritën me orë të tëra për të hipur në autobusë, të cilët nuk mundën të lëviznin për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Në rajonin qendror të Markes, rreth 90 banorë mbetën të bllokuar për shkak të një rrëshqitjeje dheu. Në rajonin e Puglias, me kryeqytet Barin, u përmbytën sipërfaqe të gjera bujqësore. 40 banorë të shtëpive fshatare dhe 50 shoferë makinash mbetën të bllokuar. Mobilizimi i menjëhershëm i ekipeve të zjarrfikësve dhe anëtarëve të mbrojtjes civile ishte thelbësor për shpëtimin e tyre. Nga nesër, e premte, pritet një përmirësim gradual i kushteve të motit, duke filluar nga Italia qendrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026