VIDEO/ Pas Greqisë, cikloni “Erminio” godet Italinë, përmbytje dhe rrëshqitje toke! Shembet ura në Molise
Një valë e motit të rënduar ka goditur Italinë qendrore dhe jugore për shkak të ciklonit “Erminio”.
Në rajonin e Molises, mëngjesin e sotëm, një urë u shemb mbi lumin Trigno. Sipas raportimeve të mediave vendase nuk ka viktima, sepse që nga dje, e mërkurë, kalimi i makinave dhe këmbësorëve ishte ndaluar. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, por edhe reshjeve më të dendura të borës në tetë vitet e fundit, lidhjet rrugore midis Molises dhe rajonit të Abrucos janë ndërprerë.
Në stacionin e Ankonës, qindra pasagjerë pritën me orë të tëra për të hipur në autobusë, të cilët nuk mundën të lëviznin për shkak të kushteve ekstreme të motit.
Në rajonin qendror të Markes, rreth 90 banorë mbetën të bllokuar për shkak të një rrëshqitjeje dheu. Në rajonin e Puglias, me kryeqytet Barin, u përmbytën sipërfaqe të gjera bujqësore. 40 banorë të shtëpive fshatare dhe 50 shoferë makinash mbetën të bllokuar. Mobilizimi i menjëhershëm i ekipeve të zjarrfikësve dhe anëtarëve të mbrojtjes civile ishte thelbësor për shpëtimin e tyre. Nga nesër, e premte, pritet një përmirësim gradual i kushteve të motit, duke filluar nga Italia qendrore.
Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
Pacientët me sëmundje të rralla në Europë, pa mbështetje psikologjike
- 22:36 Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme
- 22:25 Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre