VIDEO| Përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës, sulmohet kryeministri Kurti

13 Korrik 2023 | 11:45

Kuvendi i Republikës së Kosovës është përfshirë këtë të enjte nga një incident i rëndë, ku deputetët e opozitës kanë sulmuar fizikisht anëtarët e kabinetit qeverisës.

Raportohet se kryeministri Kurti, gjatë kohës që po fliste në Kuvend, është tentuar të laget me ujë, teksa reagimi i ministrave për ta mbrojtur ka bërë që të ketë një përleshje fizike dhe të ndërpritet për 30 minuta seanca plenare.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi ai largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazh të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.

Pastaj, situata u agravua me një përleshje mes deputetëve të PDK me ministrin e Financave, Hekuran Murati, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Është dashur thirrja e policisë nga ana e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca që të bëhet qetësimi i situatës.

Debati publik në Kosovë mes opozitës dhe qeverisë, ka qenë i ashpër ditën e fundit pas publikimit ne media të përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendoje, Mimoza Kusari-Lila, ku ajo zhvillon biseda të ndryshme me nënkryetarin e Listes Serbe, Milan Radoiçiç.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026