VIDEO/ Përplasen tre makina në aksin rrugor Korçë-Maliq, plagoset një person

18 Mars 2026 | 13:37

Një aksident është regjistruar pak orë më parë në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Lumalas.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë, ndërsa raportohet për të plagosur.

Sipas pamjeve, njëri prej mjeteve që lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit ka goditur mjetin i cili lëvizte para tij, ndërkohë që mjeti i tretë është përfshirë në aksidentin e dy mjeteve të para.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve por jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 18.03.2026, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin K. G., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Ç., i cili për pasojë, është lënduar dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin tjetër, shtetasin K. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026

Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune

Me diplomë universitare por të papunë. Kjo është gjetja e ekspertëve të statistikave të cilët në raportin “Tregu i Punës 2025” tregojnë se 17,800 persona...
19:40 | 28/07/2026

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026