VIDEO/ Qeni ndihmon oficerët e policisë për të gjetur djalin e zhdukur në SHBA

11 Shkurt 2026 | 22:28

Një video po bën xhiron në internet pasi tregon momentin kur një qen në Louisville të SHBA-së u tregon oficerëve të policisë rrugën për të gjetur një djalë të vogël që ishte raportuar i zhdukur.

Videoja, e cila është filmuar nga një kamera në një uniformë policie, tregon oficerët që mbërrijnë në shtëpinë e djalit 3-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga prindërit e tij.

Sapo dalin nga makina e patrullës, shfaqet një qen dhe fillon t’u lehë. Qeni lëviz dhe përpiqet t’i drejtojë drejt një gardhi.

Qeni është përpara dhe pas pak kohe i çon policinë te një makinë. Ata hapin derën dhe brenda është djali i vogël i cili po fshihej nga familja e tij. Fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa qeni u përshkrua si hero pasi kontribuoi në  gjetjen e të miturit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026