Video raciste ndaj çiftit Obama në llogarinë e presidentit Trump, shpërthejnë reagimet
Një video e publikuar në llogarinë Truth Social të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të forta për përmbajtje raciste, pasi në të shfaqet çifti Obama i paraqitur në mënyrë fyese.
Montazhi rreth një minutë i kushtohet pretendimeve për manipulime zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2020 në Michigan. Në disa sekuenca, Barack dhe Michelle Obama shfaqen për disa sekonda me tipare majmunësh dhe me xhunglën në sfond, pamje që janë dënuar gjerësisht si fyerje raciste.
Sipas Corriere della Sera, reagimi ka ardhur edhe nga “Republicans Against Trump”, një llogari në X me rreth një milion ndjekës. “Nuk merr fund kurrë”, thuhet në reagimin e tyre.
Videoja rikthen akuza të pabazuara ndaj kompanisë Dominion Voting Systems për manipulime zgjedhore, akuza që janë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur nga gjykatat.
Reagime të ashpra kanë ardhur nga demokratët. Zyra e shtypit e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, e ka cilësuar publikimin si “sjellje të neveritshme nga presidenti”, duke kërkuar dënim të menjëhershëm nga republikanët.
I ashpër edhe reagimi i Ben Rhodes, ish-këshilltar i lartë për sigurinë kombëtare gjatë administratës Obama, i cili shkruan se Trump “do të mbetet një njollë në historinë amerikane”, ndërsa çifti Obama do të vijojë të admirohet nga brezat e ardhshëm.
Deri tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar zyrtarisht për publikimin e videos.
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë