Rusia hedh në erë HEC-in në Ukrainë, momenti kur uji vërshon mbi digën gjigante
Oleksandr Prokudin, guvernatori i Hersonit, rajon në lindje të Ukrainës, ka njoftuar për evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet, pas raportimeve se forcat ruse shkatërruan një digë të lumit Dnjepër në Nova Kahovka.
Nga pamjet e publikuara nga BBC shihet dhe momenti kur uji vërshon mbi digën e shkatërruar.
“Brenda pesë orëve, niveli i ujit do të arrijë një nivel kritik. Ka filluar evakuimi nga zonat e rrezikshme. Unë u bëj thirrje veçanërisht banorëve në bregun e majtë, bëni gjithçka që është e mundur për ta mbrojtur veten dhe për ta shpëtuar jetën tuaj. Largohuni menjëherë nga zonat e rrezikshme”, tha Prokudin në Telegram.
“Unë mund ta konfirmoj se shpërthimi ka ndodhur. Të gjitha shërbimet janë duke punuar. Situata po monitorohet. Hidrocentrali u hodh në erë nga pushtuesit”, i tha Radios Evropa e Lirë Natalia Humenyuk, zëdhënëse ushtarake për forcat jugore të Ukrainës.
Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit ukrainas të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, tha se Presidenti Volodymyr Zelensky kishte thirrur një takim urgjent të Këshillit për ta diskutuar situatën.
Incidenti në në Herson pason mohimet nga Kievi për pretendimet e Rusisë se forcat e saj e kishin zmbrapsur një ofensivë të shumëfisht ukrainase në rajonin lindor të Donjeckut.
Kievi i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur atë një përpjekje për dezinformim ndërsa mohoi se kishte nisur kundërsulmin e shumëpritur për të rimarrë territorin e humbur që nga pushtimi i Moskës në shkurt të vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shoferja e lë ndezur e shkon në market, vidhet mjeti luksoz në Vlorë. E pëson autori
- Poker, para dhe bixhoz ilegal, “kapen mat” dy vëllezërit
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit