VIDEO/ Sekretari amerikan i Shëndetësisë: Trump ha shumë keq, nuk e di se si është gjallë
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr në një intervistë të zhvilluar ka zbuluar se presidenti Donald Trump konsumon ushqime të shpejta. Sipas tij, Trump shpesh ha ushqim shumë të keq dhe pi shumë pije me gaz siç është Diet Coke.
“Gjëja interesante në lidhje me presidentin është se ai ha ushqim shumë të keq, që është McDonald’s. Dhe pastaj karamele dhe Diet Coke. Ai pi Diet Coke gjatë gjithë kohës”, tha ai.
Duke folur lidhur me mënyrën sesi ushqehet presidenti, ai u shpreh se nuk e di sesi është gjallë nga kjo mënyrë e të ushqyerit.
“Nuk e di se si është gjallë, por është’, tha ai.
Kennedy theksoi se presidenti është në gjendje të shkëlqyer fizike. “Dr. Oz shikoi të dhënat e tij mjekësore dhe tha se ka nivelin më të lartë të testosteronit që ka parë ndonjëherë për një individ mbi 70 vjeç”, tha Kennedy. “E di që presidenti do të jetë i lumtur që ta përsëris këtë’, tha ai.
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 18:30 Avokati i Popullit nis hetim për ndërhyrjen e Policisë në protestën para Parlamentit
- 18:23 Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur
- 18:08 “Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, 7 të plagosur rëndë
- 17:47 Ministri Malaj njofton ndryshimet në buxhet, indeksimi i pensioneve nis më 1 korrik
- 17:43 Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj