VIDEO| Shpërthen fabrika në afërsi të Moskës, shtullungat e tymit pushtojnë qiellin
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një fabrikë në Sergiev Posad, një qytezë e vogël në verilindje të Moskës.
Si pasojë e shpërthimit shtullunga të mëdha tymi kanë pushtuar zonën, si dhe janë thyer xhamat e banesave aty pranë.
Në fabrikë raportohet se prodhoheshin pajisje mjekësore, por edhe pajisje optike për forcat e sigurisë ruse.
Autoritetet bëjnë me dije se numri i personave të lënduar ka shkuar në 31.
“Të paktën 19 persona u dërguan në spital dhe 3 u transferuan në njësitë e kujdesit intensiv me lëndime të rënda’’, tha guvernatori i rajonit të Moskës Andrei Vorobyov .
Ekipet e emergjencës, deri në këto momente nuk kanë dyshime se sulmi mund të jetë organizuar nga Ukraina përmes dronëve pa pilotë.
A huge explosion occured at the Zagorsk optical-mechanical plant in Sergiev Posad, Russia. pic.twitter.com/TgSWwKOB6p
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) August 9, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta