VIDEO| Shpërthen vullkani Etna, pezullohen fluturimet për në Katania

14 Gusht 2023 | 16:37

Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme duke mbuluar vendin me re vullkanike.

Tymi i shpërthimit ka bërë që fluturimet drejt aeroportit Fontanarossa të Katanaias të pezullohen.

Aeroporti njoftoj nëpërmjet faqes zyrtare për shtyrjen e fluturimeve, konkretisht në terminalet C1 dhe B3. Dhjeta mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar nga aktiviteti vullkanik dhe janë në pritje të vendimeve për fatin e udhëtimeve të tyre të bllokuara, të cilat sipas njoftimit zyrtar, do të pezullohen deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Disa fluturime u devijuan në aeroportin e Trapanit. Disa të tjera duhet të presin për vendimin e radhës.

I sinjalizuar nga Instituti Italian i Vullkanologjisë, të angazhuar në monitorimin e Etnas, paralajmëruan shpërthimin në mbrëmjen e djeshme. Aktiviteti sizmik nisi në orën 18:00 nga ku gjerësia mesatare e valës së lëkundjeve të tokës, erdhi duke u rritur deri në përmasa vlera të larta brenda 20 minutave.

Duke analizuar imazhet e kamerave të survejimit, instituti vëzhgues ka konstatuar se aktiviteti i resë vullkanike vjen nga krahu jug-lindor I vullkanit 3375 m i lartë, duke u përhapur më pas gjatë natës në jug të vendit.

Reja vullkanike ka lëshuar mbetje hiri në të gjithë territorin jugor të vendit.

Burimi aktiv i llavës mbaroj së shpërthyeri në orët e vona të natës, ku dhe aktiviteti sizmik filloj duke u normalizuar, pasi arriti maksimumin e tij rreth orës 2 të natës.

Ndërsa gryka shpërthyese në zonën jug-lindore ka ardhur duke u ftohur nga shpërthimet e llavës si dhe lëkundjet u normalizuan në orët e para të mëngjesit.

Përveç fluturimeve, kufizime dhe në trafikun me automjete. Autoritetet rrugore të Katanias i bëjnë thirrje qytetarëve të limitojnë lëvizjet me automjete dhe mjete me dy rrota për 48 orët e ardhshme. Në rastet e pashmangshme, urdhëresa e përkohshme e shpallur nga kryebashkiaku Sicilian Enrico Trantino, imponon të respektohet limiti i shpejtësisë brenda 30 km orar.

Tashmë ka nisur pastrimi i rrugëve të qytetit nga depozitimet e hirit dhe mbetjeve vullkanike, në kushte të jashtëzakonshme nga ana e personelit e shërbimit të grumbullimit të mbetjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026