VIDEO/ Shpërthim në uzinën e motorëve në Rusi, një i lënduar rëndë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur natën e 3 qershorit në “Uzinën e Motorëve Zavolzhsky” në rajonin rus të Nizhny Novgorodit, duke shkaktuar një zjarr të madh në objektin industrial. Sipas raportimeve të mediave lokale dhe agjencisë UNN, shpërthimi u pasua nga një shkëlqim intensiv flakësh që u pa nga larg.
Mediat ruse, përfshirë SHOT, raportojnë se zjarri filloi pasi një kamion me rezervuar shpërtheu brenda territorit të uzinës. Më pas, flakët u përhapën me shpejtësi në një punishte kimike dhe më tej në çatinë e saj, duke rrezikuar një pjesë të madhe të strukturës industriale.
Sipas raportimeve një burrë është plagosur dhe ai ka djegie të rënda.
ZMZ është një nga fabrikat kryesore në Rusi që specializohet në prodhimin e motorëve me benzinë dhe naftë për automjete civile dhe industriale.
Ngjarja vjen në sfondin e operacionit të përmasave të gjera të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), të koduar “Rrjeti i Merimangës”, i cili ka shkaktuar shqetësim të shtuar në Rusi përsa i përket sigurisë së brendshme, veçanërisht në sektorin e transportit dhe logjistikës.
Pas incidentit, autoritetet ruse kanë nisur kontrolle masive ndaj kamionëve në të gjithë territorin e Federatës Ruse. Këto inspektime kanë shkaktuar bllokime të mëdha në autostrada dhe kanë ngadalësuar ndjeshëm qarkullimin, duke prekur zinxhirët e furnizimit në disa rajone.
Deri më tani nuk janë dhënë njoftime zyrtare për viktima, por hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit dhe nëse ka lidhje me ndonjë akt sabotimi.
🚨 Explosion and large fire reported at Zavolzhsky Motor Plant in Nizhny Novgorod region. A fuel truck reportedly exploded on site, spreading flames to a production facility. One worker injured with serious burns. pic.twitter.com/DMWu35RAdB
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) June 2, 2025
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 09:32 Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje