VIDEO| Skandal në Turqi, arbitri qëllohet me grusht, pezullohet Superliga

12 Dhjetor 2023 | 15:20

Superliga turke është pezullaur deri në një afat të pacaktuar, me një vendim të ardhur për shkak të dhunës. Përballja Ankaragucu-Rizespor u shoqërua me përplasje në fushë, ndërsa shënjestër ishte gjyqtari i takimit Halil Umut Meler.

Ky i fundit u godit me grushta e shkelma nga presidenti i skuadrës Ankaragucu Faruk Koca, ndërsa u largu nga fusha i gjakosur dhe më fytyrën e enjtur. Ndërhyrja e punonjësve të sigurisë dhe stafet e skuadrave solli qetësimin e situatës.

Shkak i incidentit në fjalë u bë anulimi i golit të parë të ekipit vendas, por edhe vendimet e mëpasshme të kontestuara prej tyre. Ndeshja u mbyll në shifrat 1-1, me Ankaragucu që shënoi e para, ndërsa Rizespor barazoi në limitet e shtesës së akorduar në fund të përballjes.

Kur u duk se gjithçka do të mbyllej aty dhe po i jepej dora gjyqtarit nisi dhuna. Policia turke bën me dije se 3 persona janë arrrestuar për rastin në fjalë, njëri prej tyre Faruk Koca, presidenti i ekipit Ankaragucu. Reagime për rastin kanë qenë të shumta, mes tyre presidenti Erdogan dhe kreu i FIFA Gianni Infantino.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026