U publikua si atentat ndaj presidentit palestinez, video rezulton e pavërtetë

7 Nëntor 2023 | 15:33

Video e publikuar në mediat vendase dhe të huaja më, 7 nëntor, se eskorta e presidentit të Autoriteteit Palestinez, Mahmoud Abbas, ishte sulmuar me armë, rezulton i pavërtetë.

Fillimisht u raportua se sulmi u mor përsipër nga një grup i ri në hije i quajtur “Fëmijët e Abu Jandel”, anëtarët e të cilit thuhet se janë organizuar brenda institucionit të sigurisë palestineze në Bregun Perëndimor.

U raportua gjithahstu se si pasojë e të shtënave, një nga truprojat e presidentit të Autoritetit Palestinez u plagos gjatë të shtënave.

Por France24 arritti të identifikojnë vendndodhjen ku është xhiruar video, e cila nuk është një atentat, por një aksion policor ndaj trafikut të drogës pranë kampit Al-Jalazoun në afërsi të Ramallah.

***Shënim: Ky lajm është ndryshuar pjesërisht në titull dhe përmbajtje pas verifikimit nga Faktoje.al

Titulli aktual: U publikua si atentat ndaj presidentit palestinez, video rezulton e pavërtetë

Titulli i mëparshëm: VIDEO/ Sulmohet me armë eskorta e presidentit palestinez

Në përmbajtjen e shkrimit, është ndryshuar pjesa ku e cilëson se video nuk paraqet një atentat ndaj presidentit palestinez , Mahmoud Abbas, por ishte një aksion policor kundër trafikantëve të drogës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026